Ora News - Lëvizja Demokratike e Gruas, aktivitet sensibilizues kundër kancerit të gjirit
  • 5 years ago
#rtvora #360grade
Në kuadër të muajit sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit, Lëvizja Demokratike e Gruas zhvilloi mbrëmjen e së enjtes një aktivitet sensibilizues në dobi të grave shqiptare.

Albana Vokshi: Do mundohemi që të mbushim çdo hapësirë të lënë nga institucionet shtetërore në luftën për jetën. Në luftën për shëndetin ka vend për të gjithë. Ndaj edhe mesazhi im për ju është që gjithkush që ka mundësi të mundohet të sensibilizojë, sepse parandalimi është fjala kyçe, parandalimi është shpëtimi i jetës së grave.

Paneli ishte i përbërë nga personalitete të fushës së mjekësisë dhe jetës publike. Moderatorja e emisionit ?Boom?, Fjori Dardha, foli pa dorashka për historinë e kancerit të gjirit në familjen e saj.

Fjori Dardha: Është vërtet jo vetëm për personin që është i prekur nga kanceri i gjirit, por edhe për familjen. Për fatin tim të keq, unë me këtë sëmundje jam njohur nëpërmjet mamasë sime. Kur sëmuret nena në shtëpi duket sikur sëmuret gjithë familja.

Me premtimin se aktivitete të tilla do të mbahen përgjatë 12 muajve të vitit, Lëvizja Demokratike e Gruas premton seriozitet në mbështetjen e luftës kundra kancerit të gjirit dhe atyre grave të cilat u kanë mbijetuar betejës së vështirë me sëmundjen.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/levizja-demokratike-e-gruas-aktivitet-sensibilizues-kunder-kacerit-te-gjirit

Ndiqni emisionin LIVE këtu: https://youtu.be/34YZGuyyYmQ

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended