Tubim sensibilizues nga Aleanca në Durrës, Budina:Do të zhvillojmë tur në të gjitha qytetet e vendit
  • 4 years ago
Pasditen e sotme përpara Pallatit të Kulturës në Durrës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Regjisori Robert Budina është shprehur se komuniteti duhet të sensibilizohet për krimin që kreu qeveria hapur fare. Kurse Edmond Budina tha se do të zhvillohet një tur sensibilizues në të gjithë Shqipërinë që të vrasin frikën e krijuar nga dhuna e pushtetit.

"Nuk kemi çfarë të bëjmë më ndryshe, na ngeli vetëm të luftojmë, kam ndenjur 2 vjet e 3 muaj që t'i frymëzoj njerëzit që forca është fjala, fuqia është mençuria e mendjes, meqë të tjerët nuk përgjigjen unë duhet të konvertohem me një ushtar. Po sensibilizojmë komunitetin, po kërkojmë interpelancë në paralment, për krimin që kreu qeveria hapur fare. Është një luftë e madhe, duhet të sillemi si qytetarë. Është koha për kërkim llogarie për veprim demokratik se pse deshën të vrisnin artistët. Do të detyroheni të bëheni si çeta të vogla që gjithsecili të mbrojë shtëpinë e tij", është shprehur Robert Budina.

"Do të fillojmë një tur në të gjithë qytetet e Shqipërisë për të sensibilizuar qytetarët, të vrasin frikën sepse dhuna e pushtetit është e jashtëzakonshme. ai parlament që merret me individë dhe nuk merret me probleme të popullit duhet të përpiqemi që kultura do të vidhet në krye të politikës", tha Edmond Budina.
Recommended