Report TV - ‘Një kërcim për jetën’, mesazh kundër kancerit të gjirit në sheshin Skënderbej
  • 6 years ago
Personazhe publikë... ministre, deputete dhe gazetare kanë zhvilluar në Sheshin Skënderbej këtë ?Vallëzim për jetën? në kuadër të muajit ndërgjegjësues kundër kancerit të gjirit.

Burrat, vec disa mjekëve të mamografisë së lëvizshme, i kanë ndenjur larg këtij aktiviteti rozë. Oltjana Petri doli përpara të gjithëve për t?u bërë apel të gjitha grave të mos harrojnë veten dhe të kryejnë kontrollet të shpeshta.

Në moshën 35-vjeçare bota m?u përmbys. Isha me dy fëmijë, duke mbaruar doktoraturën, duke u marrë me shtëpinë e re, po kisha harruar të merresha me veten. Por unë ja dola?.

Oltjana Petri, e mbijetuar nga kanceri
Elona ka një vit që lufton me sëmundjen, dhe është një dëshmi se jeta fiton!

Është detyrë e imja si e mbijetuar t?u bëj apel të gjitha grave të mos ndalen, të bëjnë kontrollin në kohë, pasi ekzaminimi i shpejtë shpëton jetën.

Elona, e mbijetuar nga kanceri
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përsëriti të njëjtin apel ndërgjegjësimi.

Zëri ynë së bashku është më i fortë, për të mbrritur në të gjithë Shqipërinë për të gjitha zonjat që të kryejnë kontrollet. Janë 5500 kontrolle të kryera nga mamografia e lëvizshme në të gjithë shqipërinë. Janë 550 raste të reja cdo vit që diagnostifikohen me kancer. Por edhe pse rastet janë rritur, vdekshmëria nuk është rritur.

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë
Recommended