Ora News - Velipoja pas “luftës”, në bregdet kanë mbetur rrënojat e ndërtimeve të shembura

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

IKMT përmbylli në orët e para të mëngjesit aksionin për shembjen e ndërtimeve të cilësuara pa leje në bregdetin e Velipojës. Këtë të premte, atje kishte vetëm rrënoja dhe biznesmenë që thonë se vetë turizmi mori goditje të fortë. Aksioni ka tërhequr edhe vëmendjen e një turisti norvegjez, i cili tha se Shqipëria ishte në rrugë të mbarë, por atë që ka nuk e konsideroi normale në mes të sezonit.


Kjo është pamja e Velipojës këtë të premte.


Ajo që lanë pas ndërhyrjet e IKMT-së janë rrënojat dhe inertet e objekteve të shembura përgjatë brezit rënor.


Në terren janë ende edhe objektet që me shpejtësi pronarët arritën të nxjerrin jashtë lokaleve, duke i shpëtuar fadromës.


Nuk dinë çfarë të bëjnë dhe nuk kanë informacion se çfarë do të ndodhë, ndërsa turizmi i këtij viti për ta vihet në pikëpyetje.


Ka prej atyre që nëse drejtësia nuk do të thotë fjalën e saj, janë gati të marrin valixhet dhe me familje të largohen nga Shqipëria.


Aksioni i IKMT i ka tërhequr vemendjen edhe Svein Johansen i cili prej ditësh ndodhet në Velipojë për pushime.


Nuk i kishte të planifikuara, por mbyllja e kufinjve e la në Shkodër dhe norvegjezi vendosi t?i shfrytëzojë në bregdet.


Pas asaj që pa nuk do t?ja rekomandojë miqve vendin tonë, shprehet ai.


Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/velipoja-pas-luftes-ne-bregdet-kane-mbetur-rrenojat-e-ndertimeve-te-shembura


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended