Ora News - "Tentativa e trafikimit të drogës zhvendoset në vendet fqinje të Shqipërisë"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tentativat për trafikim droge janë zhvendosur në vendet fqinje të Shqipërisë. Kështu u shpreh Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza-s, Gjeneral Giorgio Toschi gjatë një takimi që pati me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në njoftimin e ministrisë së Brendshme thuhet se, "Toschi konfirmoi zhvendosjen e tentativave për trafikim, në shtetet fqinje të Shqipërisë dhe shprehu interesin e GdF që, në të ardhmen, të shtrijë monitorimin ajror edhe drejt këtyre vendeve."

Duke u ndaluar në rezultatet konkrete, ai tha se ato të vitit 2018 janë tejet entuziaste sidomos duke pasur parasysh se këtë vit është shtuar numri i orëve të fluturimit, mbulohet një pjesë më e madhe e territorit dhe është rritur gjithashtu hapësira kohore gjatë së cilës është kryer monitorimi ajror.

Komandanti i GdF nënvizoi se gjatë këtij viti, në territorin shqiptar janë mbjellë një numër edhe më i vogël bimësh kanabisi se në vitin 2017, që ishte viti më i suksesshëm në luftën kundër kanabisit.

Nga ana e tij ministri Fatmir Xhafaj duke e falenderuar për asitencën që i ka dhënë në luftën kundër këtij fenomeni tha se kjo ndihmë mishërohet në dy fusha, kontrollin e kufirit detar dhe monitorimin ajror në kuadër të programit të Ministrisë së Brendshme Italiane e asistuar edhe nga projekti i BE, SANCAS.

"Xhafaj theksoi më tej se për Qeverinë shqiptare lufta ndaj kultivimit mbetet një prioritet i qartë politik dhe kombëtar. Ai e ilustroi këtë me masat e marra për të çrrënjosur përfundimisht nga territori shqiptar fenomenin e mbjelljes së bimëve narkotike, i shoqëruar me rezultate solide për të dytin vit radhazi", thuhet në njoftimin e ministrisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tentativa-e-droges-zhvendoset-ne-vendet-fqinje-te-shqiperise

Recommended