Ora News - Elbasan, Rama në panairin e Punës, PD: Mirësevjen o Pasha i drogës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbështetësit e Partisë Demokratike e shoqëruan me protesta qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama në qarkun e Elbasanit, ku nuk munguan as momentet e tensionit.

Në qytetin e Elbasanit, ku kryeministri mori pjesë në panairin e punës, demokratët denoncuan se forcat e Policisë së Shtetit ndërhynë për tu marrë pankartat ku kreu i qeverisë cilësohej si 'Pasha i Drogës'.

Kjo solli përplasje mes kryetarit të PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi dhe mbështetësve të PD me nëndrejtorin e policisë Blerim Berbati që ishte në krye të detyrës.

Siç tregojnë edhe këto pamje për të shmangur përshkallëzimin ndërhynë edhe forcat Shqiponja.

Por mes tensionit pati edhe një moment interesant kur një besimtar musliman ndërhyri ndërsa një agjent i gardës tenton ti marrë një pankartë të rinjve të PD.

Ai i kërkon punonjësit të gardës ti lërë qytetarët të proetstojnë ndërsa i kujton se paguhet me taksat e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/elbasan-rama-ne-panairin-e-punes-pd-miresevjen-o-pasha-i-droges