Ora News - PD nuk i ndahet Ballës: 25 udhëtime me trafikantin e drogës Edmond Bego, edhe me charter

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike iu rikthye edhe sot akuzave për kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke publikuar faktet sipas saj të lidhjes së ngushtë të tij me narkotrafikantin Edmong Bego.

Deputeti, Ervin Salianji, tha se Balla ka udhëtuar 25 herë me Edmond Begon, i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Udhëtimet sipas tij janë kryer me makine dhe avion.

Salianji: Sipas të dhënave të siguruara nëpërmjet sistemit TIMS, që regjistron hyrjet dhe daljet e qytetërëve në pikat kufitare të Shqipërisë, rezulton se:

1) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit mbi 25 herë me trafikantin e drogës Edmond Bega.

2) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega, shpeshherë me të njëjtën makinë, kryesisht me automjetin e Taulant Ballës me targa AA900IN.

3) Deputeti socialist Taulant Balla rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit me trafikantin e drogës Edmond Bega me të njëjtin avion, ku destinacioni më kryesor ka qënë Vjena, Athina, Korfuzi, Parisi apo Mali i Zi. Vetëm në Vjenë kanë udhëtuar bashkë plot 14 herë.

Deputeti demokrat tha se është fakt se Balla gjatë historikut të udhëtimeve gjatë periudhës që qeveris Rama, ka përdorur plot 18 herë charter-in për udhëtime jashtë Shqipërisë, ku nuk mungojnë edhe udhëtime me charter nën shoqërinë e trafikantit të drogës Edmond Begos.

Salianji: Shqiptarët duhet të dinë sot se një udhëtim me CHARTER, kushton minimalisht 30 mijë Euro. Pra janë minimalisht 600 mijë euro udhëtime me CHARTER, vetëm për 18 dalje jashtë vendit të numrit dy të Partisë Socialiste, Taulantit nga Librazhdi.

Është fakt se qytetarët shqiptarë, në shumicën dërrmuese të tyre, nuk sigurojnë dot ushqimin për fëmijët e tyre, nuk sigurojnë dot librit për shkollimin e fëmijëve.

Por Taulanti nga Librazhdi, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përdor CHARTER për udhëtime jashtë vendit, me vlerë minimalisht 600 mijë euro për 18 udhëtime.

Edi Rama, Taulant Balla dhe Departamenti i Shpifsëve në PS, duhet të japin sot sqarime:

· Ku i gjeti Taulant Balla paratë për udhëtimet me CHARTER plot 18 herë?

· A janë financuar udhëtimet e tij me CHARTER nga burime të paligjshme?

· Kush i ka paguar paratë për fluturimin me CHARTER të Taulant Ballës?

· Nëse i ka paguar vetë, cili është burimi i këtyre parave?

· Nëse i ka përfituar si dhuratë, kush është dhuruesi? A lejohet nga ligji përfitimi i dhuratave me këtë vlerë dhe a janë deklaruar ato në ILDKPKI?

Salianji deklaroi se nuk ka departament e prokurori që të mbulojë lidhjet e PS me krimin e organizuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-nuk-i-ndahet-balles-25-udhetime-me-trafikantit-e-droges-edmond-bego-edhe-me-charter

Recommended