Teatri/ Lleshaj: Sherr politik! Policia nuk shkoi vetë, e thirrën, bëri detyrën,e legjitimoi gjykata
  • 4 years ago
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh në interpelancën e thirrur për veprimet e policisë në momentin e ndërhyrjes në operacionin për shembjen e Teatrit Kombëtar, se policia u thirr nga IMT dhe bashkia dhe iu përgjigj ashtu sikur ndodh edhe cdo herë tjetër. Lleshaj u shpreh se policia nuk ushtroi dhunë, por vetëm shtrëngimi fizik, ndërsa shtoi se veprimet e saj u legjitimuan nga gjykata. Sa i përket numrave në informcë, ministri, referuar SHBA-së tha se edhe në vendin më demokratik efektivët nuk kanë numra, pasi përgjegjësinë e mban drejtuesi për gjithcka.

"Edhe historia e teatrit, degradoi që në ditët e para të saj në një sherrnajë politike. Policia nuk shkoi vetë me iniciativën e saj në mjediset e teatrit, por u thirr për të përmbushur detyrimin e saj ligjor, aq më tepër nga institucionet. Policia nuk shkoi si palë, por autoritet ligjzbatues. Të shqetësuarit, hipokritët dhe ata që janë të shqetësuar vërtetë, duhet të dinë që policia nuk e ka luksin që të bëjë vetë ligjin, por ta zbatojë pa interpretime. Në thelb, ligji e detyron policinë që të përgjigjet ndaj kërkesave të cdo pronari, nëse prona e tij është zbatuar. Në 17 maj u thirr nga IMT dhe bashkia e Tiranës, godina kontrollohej, ishte e uzurpuar nga persona që nuk kishin asnjë tagër ligjor. Në 17 maj policia kishte vetëm dy alternativa, ose ti përgjigjej kërkesës së bashkisë për mbështetje, ose ta refuzonte, pra ta zbatonte ose jo detyrimin ligjor. Të gjitha thirrjet drejtuar policisë për të braktisur detyrën, ndonjëherë me sukses, dhe duke i shkaktuar vendit humbje të pallogaritshme, janë një ndër problemet e mëdha. Thirrjet për të hedhur kapelet dështojnë sa larg jemi me funksionimin e shtetit dhe drejtësisë.
Recommended