Ndryshimet kushtetuese, Balliu: Rama e ka hall personal ndaj shkoi vetë në Këshillin Politik

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ditën e djeshme (23 korrik), Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit, teska një javë më pas (30 korrik), pritet të kalojnë edhe ndryshimet kushtetuese.

Por për ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu, ndryshimi i kushtetutës nuk është i nevojshëm për vendi, por është shumë i dëmshëm.

I ftuar në hapësirën e intervistës në ?Ora News?, ai tha se plani i kryeministrit Rama po ekzekutohet me deputetë të opozitës parlamentare, të cilat sipas tij janë ushtarë të kreut të qeverisë.

Klevis Balliu: ?Për Shqipërinë jo vetëm që janë të nevojshme, por janë shumë të dëmshme. Shkelja e Kushtetutës nga një parlament antikushtetues, nuk ka një vijë logjike, por as edhe një vijë juridike që të bëjë sens. Mendoj se ka qenë tejet e qartë plani i Edi Ramës, i cili po ekzekutohet me të ashtuquajturën opozitë parlamentare, por që në të vërtetë janë thjesht ushtarë të Edi Ramës. Nuk ka të bëjë me as hapjen e listave as me mbylljen e listave sepse listat as nuk po hapen. 1/3 vazhdon t?i vendosë vetë, dhe përgjithësisht një parti 1/3-ën e mandatave që janë në total në një qark aq merr, dhe aty ndahen njëra me tjetrën.?

Sipas Balliut, Rama po mundohet të zhbëjë koalicionet, sepse e di dhe është koshinet që opozita e bashkuar ka shumicën dërrmuese.

Klevis Balliu: ?Ka të bëjë me me zhbërjen dhe shkatërrimin e koalicieneve. Edi Rama e di dhe është koshient që koalicioni opozitar, opozita e bashkuar ka jo vetëm shumicën, por një shumicë dërrmuese, të paparë ndonjëherë në histori, edhe për shkak të punës së jashtëzakonshme të opozitës por edhe për faktin e thjeshtë që tashmë perdja mavi e Edi Ramës ka rënë dhe njerëzit e kanë parë për atë që është kjo qeveri. Një qeveri banditeskte dhe një qeveri e mbushur me skandale hajdutërie, përmes të cilave ato kanë fituar por populli ka vuajtur.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ndryshimet-kushtetuese-balliu-rama-e-ka-hall-personal-ndaj-shkoi-vete-ne-keshillin-politik-opozita-ka-shumicen/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended