Ndryshimet Kushtetuese, Basha: Maskarade, por makinacioni nuk e ndal rotacionin politik

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Opozita e Bashkuar deklaroi se nuk njeh miratimin e ndryshimeve kushtetuese të njëanshme dhe se ato nuk janë të detyrueshme për të.

Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët duke e konsideruar një akt të paprecedent në 30 vjet, tha se asnjë makinacion i Edi Ramës nuk e ndan dot koalicionin e opozitës së bashkuar dhe se as fitoren e tyre para shqiptarëve.

Votimi i sotëm, tha Basha, ishte akti i fundit që tregon se koha e Ramës po mbaron.

Basha: Kurrë më parë nuk është ndryshuar Kushtetuta në mënyrë të njëanshme në 30 vjet pa konsensusin e opozitës. Rama kërkon të marrë peng Shqiërinë për të shpëtuar veten e tij, kërkon të marrë peng të ardhmen europiane për të shpëtuar karrigen e tij. Nuk do t?ja dalë. Akti i sotëm është treguesi i fundit se Rama e di që koha e tij po mbaron. Ndryshimet e njëanshme pa konsensusin e opozitës në shkelje të 5 qershorit janë të prapranueshme, nuk janë të detyrueshme për opozitën dhe aq më pak për qytetarët shqiptarë.

Atyre që kërcënojnë të na kthejnë në të shkuarën e partisë, u themi se do të vazhdojmë betejën për mbrojtjen e demokracisë, për të mbrojtur votën e lirë dhe për të fituar zgjedhjet me shqiptarët bashkë. Fuqia jonë është te vota dhe mbështetja e qytetarëve, opozita e bashkuar do ta sjellë ndryshimet sado të përpiqen të manipulojnë sistemin, kualicionin e madh të shqiptarëve nuk e tjerësojnë dot. Qëndrojmë të bashkuar dhe flasim njëzëri. Kur të vijë dita e zgjedhjeve në Shqipëri do të vendosë vetëm vullneti i popullit shqiptar.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot ndryshimet Kushtetuese me 106 vota pro dhe 10 kundër.

Nga ana tjetër 6 deputetë nuk morën pjesë në votim, tre për arsye shëndetësore.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë,
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended