Rama nuk shkon ne Keshilli Politik / Ndryshimet kushtetuese ne tryezen e kater negociatoreve - VP

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të hënën këshilli politik do të mblidhet për të shqyrtuar çështjen e sistemit zgjedhor, por formati i tij nuk do të pësojë ndryshime e pjesë e mbledhjes do të jenë vetëm 4 negociatorët. Mësohet se kryeministri Edi Rama nuk do të shkojë, pasi ftesa e tij ishte për liderin e opozitës Lulzim Basha, i cili refuzoi duke dërguar si përfaqësues sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhi.E në kushtet kur shefi i qeverisë do të mungojë; të vetmit që do të mblidhen tek Pallati i Kongreseve do të jenë; negociatori socialist Damian Gjiknuri, negociatori demokrat Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili nga LSI dhe Rudina Hajdari si përfaqësuese e opozitës parlamentare. E vetmja pikë e mbledhjes së të hënës është hapja e listave të kandidatëve për deputet, çështje që tashmë është miratuar nga komisioni i ligjeve. Mësohet se opozita do të shkojë në këtë tryeze me një qellim kryesor, për të kërkuar miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në parlament. Burime pranë PD bëjnë me dije se opozita nuk do të pranoje asnjë ndryshim që cënon këtë marrëveshje për të cilën është punuar nga 14 janari i këtij viti, kur palët ranë dakord të ngrenë këshillin politik. Kthimi i ndryshimeve kushtetuese për sistemin tek këshilli politik u kërkua nga lideri i opozitës Lulzim Basha, dhe u mbështet nga presidenti i republikës Ilir Meta. Nga ana e tij kryeministri Rama shprehu gadishmërinë që këshilli të diskutonte listat e hapura, duke propozuar që pjese e tij të ishin edhe liderët e partive politike. Por pavarësisht vullnetit për te mbledhur këshillin politik, duket e vështirë arritja e një konsensusi përsa kohë që mazhoranca është e vendosur të hapë listat e kandidatëve për deputet, ndërsa opozita është kundër çdo ndryshimi që heq koalicionet me listë të përbërë.

Recommended