Dështon këshilli politik, Gjiknuri, amendimin e ndryshimeve kushtetuese me ose pa opozitën

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Këshilli Politik dështoi edhe në mbledhjen e kësaj të marte të gjejë konsensusin për dy çështje më të nxehta që ndodhen në tryezë për diskutime, koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura. Në mbyllje të mbledhjes palët fajësuan njëra-tjetrën se po kërkojnë të minojnë procesin.

Partia Socialiste mbetet e vendosur për të vijuar me amendimin e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor, edhe nëse nga opozita jashtëparlamentare refuzon të paraqesë propozimet e veta.

Paralajmërimi erdhi nga përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, në mbyllje të mbledhjes.

Gjiknuri: Ne nuk do të lëmë vakum kushtetues dhe ligjor. Do të bëjmë çmos të gjejmë zgjidhje me opozitën por nëse ata nuk duan të bëhen pjesë dhe nuk duan të prononcohen në lidhje me pozicionet e tyre, qoftë dhe me pikat në atë draft ne patjetër do të vazhdojmë. Këshilli Politik është krijuar për shkak dëshirës së mirë për të komunikuar me një palë që nuk ka vota në parlament, bëri vetëvrasje.Patjetër do të vazhdojmë. Nuk mund të mbajë peng një organ konsultativ organin vendimmarrës.

Letrën e prezantuar sot në Këshill nga opozita për t?ju drejtuar OSBE-ODIHR, Gjiknuri e cilësoi vijimësi të retorikës politike nga ana e saj.

Gjiknuri: Opozita erdhi përsëri me të njëjtën qasje politike dhe retorikë të formalizuar në një letër pak më ndryshe se letra e parë. Edhe në rastin e administrimit zgjedhor ka qenë opozita që pavarësisht se kishte draft në tavolinë kundërshrtoi marrjen e opinionit. Ne themi hajdeni me propozime konkrete.Sillni propozime alternative lidhur me nenet që kemi prozuar. Ka ndryshuar Kushtetuta, Kuvendi ka një detyrë, nuk duhet humbur kohë. Propozimet në Këshill duhet të vinë me shkrim. U thashë merrni kohë shkoni në selinë tuaj dhe shkruani draftet dhe hajdeni në këshill. Tentativa si këto herë në anglisht dhe shqip janë për të minuar këtë proces, për të bllokuar zbatimin e amendimeve kushtetuese përmes kodit zgjedhor.Ne nuk do ta lejojmë këtë, kemi emergjencë kohore, ligji duhet të plotësohet me aktet e nevojshme. I mirëpresim deri ditën e fundit.Procedura në parlament ka filuar, jemi të gatshëm të punojmë 24 orë në ditët që mbeten mbi propozime konkrete.

Mazhoranca vijon t?i kujtojë demokratëve që nësë nuk sjellin propzimet e tyre në Këshill Politik, Kuvendi deri me 30 shtator do të ketë draftin final për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjiknuri-paralajmeron-amendimi-i-ndryshimeve-kushtetuese-ne-kodin-zgjedhor-me-ose-pa-opoziten/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.or...

Recommended