Top News - Ndryshimet kushtetuese/ Gjiknuri thërret këshillin politik

  • 3 years ago
Kur ka kaluar më tepër se një muaj nga miratimi i ndryshimeve kushteuese në seancën e fundit të sesionit të fundit parlamentar, partia socialiste ka kërkuar rimbledhjen e këshillit politik. përfaqësuesi i PS në këshillin Poltik Damian Gjiknuri, përmes një emaili u ka kërkuar anëtarëve të këshillit politik të mblidhen të hënan pasdite për të filluar diskutimin mbi reflektimin e ndryshimeve kushtetuee edhe në kodin zgjedhor. Ndryshimet kushetuese të miratuara pas një nisme të një grupi deputetësh të opozitës parlamentare, përcaktuan hapjen e listave të kandidatëve duke u dhënë të drejtën qytetarëve për të votuar përveç subjektit politik edhe për kandidatin e tyre të preferuar. ? Pas hyrjes së tyre në fuqi, Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvend ka përcaktuar nevojën për reflektimin në Kodin Zgjedhor të këtyre ndryshimeve Kushtetuese. Ditën e Hënë, është përcaktuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Në frymën e dialogut të konsoliduar mes palëve në tryezën e Këshillit Politik, me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjërë në këtë proces, propozoj thërritjen e tryezës së Këshillit Politik ditën e Hënë?, thuhet ne letren e e Gjiknurit. Ndryshimet kushtetuse të miratuara me shumicë të cilësuar në Kuvend, u kundërshtuan nga opozita joparlamentare, që kundërshtoi sidomos cështjen e moslejimit të koalicioneve parazgjedhore politike.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DamianGjiknuri#Kushteta#TopChannel

Recommended