Kushtetuta rikthen Këshillin Politik, Gjiknuri: Të mblidhemi me 20-21 korrik, do jetë edhe Rama

  • 4 years ago
#tvora #rtvoraneës

Qëndrimi i ndërkombëtarëve dhe presioni i politikës në Tiranë kanë detyruar kryeministrin Edi Rama që të tërhiqet për ndryshimet kushtetuese dy javë para se ta miratonte në Parlament.

Nisma e opozitës parlamentare për lista pjesërisht të hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore do të shkojë në tryezën e Këshillit Politik.

Ka qënë Presidentit Ilir Meta, i cili në orët e para të mëngjesit të së premtës në një takim me liderin e opozitës ka marrë dakordësinë e Lulzim Bashës për t?u rikthyer në Pallatin e Kongreseve për ndryshimet kushtetuese.

?Back on track?, thirrja e Ilir metës ndaj Edi Ramës për t?u rikthyer në shinat e rrugës së marrëveshjes së 5 qershorit mesa duket ka bërë që ish aleati i tij Edi Rama të reflektojë dhe jo vetëm, por tregoi gatishmërin për t?u ulur Presidentin dhe kreun e PD në tryezën e Këshillit Politik.

?PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s?ka si të jetë kundër,madje megjithë OP në tryezë. Unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën.?

Kërkesën e kryetarit të tij e ka zyrtarizuar përfaqësuesi i PS në Këshillin politik Damian Gjiknuri, me një kërkesë drejtuar 3 anëtarëve të tjerë. Në email ai propozon që për të diskutuar ndryshimet politike Këshilli politik të mblidhet me 20 ose 21 korrik në orën 11:00 në pallatin e kongresëve.

Por përveç 4 anëtarëve dhe ekspertëve, në këtë mbledhje do të jetë edhe Edi Rama ndërsa mbetet e hapur ftesa për kryetarët e partive jashtëparlamentare.

Politik më datë 20 ose 21 korrik në orën 11:00, për të diskutuar rreth ndryshimeve kushtetuese.

Përmes një njoftimi adresuar opozitës jashtëparlamentare dhe asaj parlamentare, Gjiknuri shprehet se në këtë mbledhje, Partia Socialiste do të përfaqësohet nga ai dhe kryeministri Edi Rama.

Gjiknuri popozon që vendi i zhvillimit të tryezës të jetë sërish në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Vendimi i Partisë Socialiste, vjen pas kërkesës së presidentit Ilir Meta, ku mazhoranca dhe dy opozitat të diskutonin çështjen e hapjes së listave dhe heqjes së koalicioneve parazgjedhore, në Këshillin Politik.

Kërkesa e Gjiknurit drejtuar opozitës jashtë parlamentare dhe opozitës parlamentare

Të nderuar kolegë,

Sikurse jeni në dijeni, përmes Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka filluar shqyrtimin e projektligjit për ndryshime në Kodin Zgjedhor, dokument i depozituar nga një grup deputetësh të maxhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në tryezën e Këshillit Politik.

Gjithashtu, paralelisht përmes Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka shqyrtuar...

Recommended