Kushtetuta, nis puna për ndryshimin/Listat, koalicionet dhe pragu 5 përqind, do votohen më 30 korrik
  • 4 years ago
Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni i Ligjeve avancojnë përpjekjet për të realizuar ndryshimet kushtetuese në seancën e 30 Korrikut, që lidhen me listat e hapura, mospasjen e koalicioneve parazgjedhor dhe pragun 5% për të hyrë në parlament.


Kryeparlamentari Gramoz Ruci tha se kishte firmosur vendimin që dy opozitarët nismëtar të propozimeve për ndryshime kushtetuese, Mulim Murrizi dhe Edmond Stojku të jenë pjesë e Këshillit të Legjislacionit.

Ulsi Manja kryetar i Komisionit të Ligjeve i bëri një përmbledhje pyetje që ka shumica qeverisëse drejtuar 4 ekspertëve konstitucionalit që do të asistojnë këtë proces.

?A duhet të parashikohet sistemi zgjedhor në Kushtetutë? Ky sistem që propozon opozita a është në ndonjë vend të Be apo rajonal? A ka mekanizma korrigjues ky sistem zgjedhor? Pragu elektoral a cenon të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur??, shprehet Ulsi Manja.

Pyetjet e opozitës parlamentare të lexuara nga Edmond Stojku lidheshin me sistemin zgjedhor.

?Cila formë votimi garanton lirinë e votës dhe përfaqësimin real të zgjedhësve? Cila është forma më e mirë sipas kushteve tona 30 vjecare në demokraci është më mirë sistemi proporcional rajonal apo kombëtar??, thotë Stojku.

Ideja e ndryshimeve kushtetuese u formësua pas firmosjes së kërkesës të 29 deputetëve të opozitës parlamentare por dy prej tyre u tërhoqën. Për të ruajtur numrin 28 të firmëtarëve siç e kërkon ligji për ndryshime kushtetuese dhe shpëtuar nga kolapsi këtë proces, në ndihmë të maxharoncës erdhën 3 deputetë Lefter Koka dhe dy nga PDIU.

Këto ndryshime që gëzojnë mbështetjen e socialistëve, kanë prodhuar kundërshtinë e opozitës e cila e gjej vetën në pozita aspak komode nëse në zgjedhjet e ardhshme do të futet në garë pa një koalicion parazgjedhor.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GramozRuci#KomisioniiLigjeve#TopChannel
Recommended