Top News - Miratohet varianti i PS/ Pragu 1%, koalicionet me një listë
  • 3 years ago
Komisioni I Ligjeve ka miratuar draftin e ri i të mazhorancës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ky draft është miratuar me votat e Partisë Socialiste dhe të gjysmës së opozitës së re. Deputetët Rudina Hajdari, Andi Përmeti dhe Ralf Gjoni nuk e kanë votuar propozimin e PS që u prezantua nga Damian Gjiknuri.

Propozimi më I rëndësishëm në variant e PS është ai që parashikon një ulje të pragut për partitë nga 3 deri në 1%.

Por, shumica nuk ka pranuar të heqë dorë nga variant I parë I saj për koalicioneët. Kështu në Komision u miratua variant me koalicionet me listë unike, jo të përbërë siç e kërkon PD-LSI. Në këtë pikë, ndryshe nga nenet e tjera, opozita parlamentare bojkotoi mbledhjen dhe kjo pjesë kaloi pa votat e tyre.

Sa i takon shpërndarjes së mandateve për kandidatët fitues të listë, parashikohet që renditja e kandidatëve që përfitojnë mandat ndryshon, nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se HERËSI që del nga pjestimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti sipas nenit 162 të këtij Kodi, por JO MË SHUMË SE 10,000 VOTA.

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me detyrimin për RI-RËNDITJEN E PJESËS SË PARË TË LISTËS që korrespondon me mandatet e fituara ashtu sikurse ri-renditjen e pjesës së dytë të listës, bazuar mbi rezultatin e votave preferenciale. Në një tjetër ndryshim parashikohet në nenin 67, ku përcaktohet se kryetari i partisë garuese në zgjedhje kur ajo konkuron e vetme, ose partisë udhëheqëse të koalicionit kur garojnë disa parti sëbashku në një listë, mund të regjistrohet njëkohësisht deri në 4 zona zgjedhore.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PS#TopChannel
Recommended