Vota e emigrantëve, Majko: Mund të rishikohet edhe Kushtetuta - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit mbetët një ndër prioritetet e mazhorancës. Synohet që Komisioni i Reformës Zgjedhore të ndërmarrë hapa konkrete për të sanksionuar në ligj pjesëmarrjen e emigrantëve në votim. Por për ministrin Pandeli Majko, do të duhet një ndryshim më i madh se parashikimet që mund të bëhen në Kodin Zgjedhor.



?Ndoshta do të duhet të rishikojmë edhe Kushtetutën?



Për mazhorancën rëndësi ka edhe përfshirja e emigrantëve në zhvillimin ekonomik të vendit. Për këtë,  Majko thekson nevojën për krijimin e kushteve për këdo që kërkon të investojë në Shqipëri.



Nëntorin e këtij viti pritet të zhvillohet samiti i Diasporës, ku do të prezantohet një plan konkret veprimi për të forcuar lidhjet e shtetit me shqiptarët që jetojnë në vende të tjera të botës.
Recommended