Studentët: Disa kërkesa nuk janë plotësuar, mund të ringrihemi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Të gjithë i kujtojnë këto pamje, ku ekranet e televizioneve në të gjithë vendin, ishin fokusuar në rrugën e Durrësit. Mijëra student për here te pare pas 28 vitesh u bënë bashke për kushte me te mira ne universitete dhe konvikte, tarifa me te ulëta e cilësi me te lart mësimdhënie.Oneda Skenderi, ishte një nga studentët e juridikut që u ngujua për 30 ditë duke këmbëngulur në realizimin e kërkesave. Po edhe pse ka kaluar më shumë se 1 muaj nga mbyllja e protestës ajo thotë se jo te gjitha problemet janë zgjidhur.Nuk mendojmë se fituam ndonjë gjë se pushteti vijon ta bej një vesh shurdh e një sy qorr per te gjitha kërkesat tona, Edhe pse u tha se u përgjysmuan tarifat tona por shume kane paguar tarifën e plote. Nuk u plotësuan edhe kërkesat e tjera per kartën e studentin apo edhe kushtet ne universitet janë ato te njëjta si i kishim me para.Vizion Plus Kërkoi nga Ministria e Arsimit numrin e studenteve të cilët përfitonin nga Vendimet e Këshillit te Ministrave pas protestave te dhjetorit për bursat e ekselencës, kategorive ne nevoje si dhe numrin e përfituesve nga reduktim te tarifave. Sipas Ministrisë janë 90 mijë e 710 studentë të cilët do të përfitojnë.Një tjetër problem i ngritur nga studentët është edhe mënyra e rimbursimi për ata që kishin kryer pagesën e plotë të vitit akademik.Nëse eshte paguar viti i pare i ciklit master, eshte paguar gjysma e tarifës eshte tarife e paguar per vitin e kaluar dhe per vitin ne vazhdim do paguhet gjysma e tarifës.Ne astet e tjera që është paguar e gjithë tarifa e plote, do merret dokumentacioni nga fakultetet dhe do te merret vendim nga bordet dhe do te paguhet në një formë burse.Studentet nuk e përjashtojnë mundësinë e rikthimit te protestave.

Recommended