Top News - Ndryshimet Kushtetuese/ Do diskutohen në Këshillin Politik

  • 4 years ago
Keshilli politik do të mblidhet të hënën për të diskutuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare dhe që së fundmi kanë marrë edher mbështetjen e maxhorancës socialiste. Kërkësa për rimbledhjen e këshillit politik u bë nga presidenti i vendit Ilir Meta gjatë takimit në fundjavë në presidencë me kreun e Partisë Demokratike Lulëzim Basha. sipas deklarimeve pas takimit meta ka pohuar qe ndryshimet kushtetuese të kalojnë nga këshilli politik. Ndërkaq kryeministri Rama ka konfirmuar mbledhjen e këshillit politik të hënën, ku ai do të jetë edhe vet i pranishëm, duke ftuar edhe bashen dhe presidentin qe te jene edhe ata pjese e takimit. Por kreu demokrat Basha nuk do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Politik, pasi do të udhëtojë drejt Kosovës për një vizitë zyrtare ku ai pritet te takohet me kreret me te larte te shtetit dhe zyrtare te tjera. Partia demokratike ka kundershtuar ndryshimet kushtetuse të propozuara nga opozita parlamentare që synojnë vendosjen e listave të hapura të kandidatëve që do garojnë për subjektet politike ne zgjedhjet parlamentare. Edhe sa i takon kufizimit per heqjen e koalicioneve parazgjedhore PD ka dale kunder, duke i konsideruar ndryshimet e fundit si shkelje te hapur te marreveshjes politike te 5 qershorit per ndryshimetv e Kodit Zgjedhor që u mundësua pas negociatave të gjata me faktorin ndërkombëtar në tiranë. kryetyari i PD Basha kërkoi që nisma për çështje që kanë të bëjnë me ndryshimin e sistemit zgjedhor t?i nënshtrohen referendumit popullor, dhe mos të behen vetem më vullnetin e një pale. Nderkaq edhe zyrtarë të lartë të be, pro edhe përfaqësues te bundestagut, si dhe diplomatë në Tiranë kanë kërkuar që të respektohet marreveshja e 5 qershorit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#KeshilliPolitik#NdryshimetKushtetuese#TopChannel

Recommended