Ndryshimet per Zgjedhoren, ne Keshillin Politik |Lajme-News

  • 4 years ago
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për listat e hapura apo koalicionet, do të diskutohen në Këshillin Politik. Palët kanë rënë më në fund dakord në parim.

Kryeministri Rama ka pranuar një propozim të Presidentit Meta dhe kryedemokratit Basha që çdo ndryshim që lidhet me Reformën Zgjedhore dhe Kushtetutën të kalojë nga ky këshill.

?PS nuk ka asnjë obligim ndaj PD-LSI përveç marrëveshjes së 5 Qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, PS s?ka si të jetë kundër, madje me gjithë OP në tryezë! PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PD-LSI-OP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë, e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën?.

Presidenti Meta deklaroi më herët se ishte takuar me kryedemokratin Basha dhe se ishte njohur me qëndrimin e opozitës se nëse Partia Socialiste është e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera, në lidhje me Reformën Zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit t?i parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Ai thotë se ky qëndrim i opozitës se bashkuar është i përgjegjshëm dhe bashkëpunues.

E në frymën e dialogut konstruktiv mes palëve për miratimin sa më parë të marrëveshjes së dakordësuar nga ndërkombëtarët, kreu i shtetit falenderoi edhe partnerët europianë për mbështetjen e fortë për çeljen e negociatave, ku kushti i parë është miratimi urgjent i marrëveshjes së 5 Qershorit, duke postuar deklaratën e 3 deputetëve të Parlamentit Europian që bëjnë thirrje për dialog e konsensus.

Të enjten Presidenti paralajmëroi mazhorancën se nëse do të shkojë drejt miratimit në mënyrë të njëanshme të ndryshimeve kushtetuese, atëherë ai nuk do t?i njohë ato.

Tv KlanSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended