Paralajmërimi i Bashës: Elementë të krimit do pastrojnë paratë me pallate

  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha krahasoi cështjen e Universiteteve me ndërtimin e Unazës së Re. Basha tha se tek Unaza e Re, ka një plan vjedhjeje, por edhe për pastrimin e parave që vijnë nga droga dhe krimi. Basha tha: Ky është një sistem vjedhjeje, ne kemi një plan të qartë. Ne mbështesim 8 pikat e studentëve. Në planin tonë që e kemi parashtruar, ne themi dyfishim të buxhetit për Arsimin e Lartë. Ne i hapëm rrugë arsimit privat, por nuk kemi patur klientelizëm. Ka njerëz që e thonë nga naiviteti e të tjerë nga propoganda. Mediat, gjykata, shërbimi sekret, ka cdo gjë në dorë.Tarifat janë reflektimi i vjedhjes. Po heq paralele mes Unazës së Re dhe Universitet. Unaza e Re, vjedhje ashiqare, kanë hapur llogari sekrete bankare. Pasi t'ju prishin shtëpitë, do të ndërtojnë pallatet për të pastruar paratë e drogës. Elementë të krimit të organizuar që do t'i bëjmë emrat e tyre publike. Nesër, maksimimumi pasnesër, s'kanë ku të shkojnë. Janë duke bërë falsifikime, por s'kanë ku të shkojnë.

Recommended