Ora News- Paralajmërimi i Bashës: Nëse votohet Prokurori, kosto e madhe për stabilitetin në vend

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në selinë e Partisë Demokratike për rreth një orë, aleatët e selisë blu kanë diskutuar mbi organizimin e protestës që do të zhvillohet para sallës së seancës parlamentare. Në përfundim të takimit, kreu i opozitës Lulzim Basha nënvizoi se opozita është e bashkuar në këtë reagim, teksa shton se kryeministri Edi Rama po kërkon të vendosë një prokuror politik me qëllim që të mbyllë dosjet. Por për këtë Basha ka bërë dhe një paralajmërim.

"Nëse tenton të çoj deri në fund puçin kostoja e përballjes do të jetë e madhe për stabilitetin në vend"

Po ashtu Basha thekson se Rama po kërkon të asgjësojë Reformën në Drejtësi, veprim të cilin sipas tij shqiptarët nuk do ta pranojnë.

Edhe një herë Basha u bëri ftesë shqiptarëve.

Në takimin në selinë e PD kanë marrë pjesë Fatmir Mediu i republikanëve, dash Shehi i LZHK, Nard Ndoka i PDK, dy kryetarët e Ballit Artur Roshi dhe Adriatik Alimadhi, kryetarja e aleancës kuq e zi etj. Ndërsa ka munguar kreyetari i PAA Agron Duka dhe i PBDNJ Vangjel Dule.

Basha: Siç e keni marrë vesh, mbledhja e tryezës së bashkuar të opozitës ka përfunduar me një vendimarrje unanime. Opozita është e bashkuar dhe e vendosur për protestën e së nesërmes, protest e cila do të zhvillohet brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, nga opozita parlamentare dhe nga qytetarët e bashkuar për të kundërshtuar me çdo formë dhe mjet demokratik puçin kushtetues që Edi Rama do të vërë në jetë nesër.

Interesi i Edi Ramës është dhe vetëm një; të shpëtojë Saimir Tahirin, për të shpëtuar lëkurën e tij. Të mbyllë dosjet e korrupsionit dhe hajdutërisë masive të ministrave të tij, të ndihmojë narkotrafikantët që kanë rënë në rrjetën e Krimeve të Rënda apo në rrjetat e Antimafias dhe institucioneve ndërkombëtare të ligjzbatimit, të pengojë me çdo kusht nisjen e pastrimit të madh të politikës nga krimi përmes Reformës në Drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-therret-aleatet-protesten-kunder-zgjedhjes-se-kryeprokurorit

Recommended