Eksperti: Të përmirësohet klima e biznesit! Ndryshimet e politikave fiskale, të dëmshme
  • 5 years ago
TIRANE - Kreditimi i biznesit në nivele të moderuara dhe në disa raste shtrëngimi i kushteve nga bankat e nivelit të dytë, mbetet shqetësim edhe në 9 muajit e këtij viti. Në një intervistë për Report TV, eksperti i ekonomisë Zef Preçi, liston disa arsye për qasjen e bankave dhe shprehet se duhet përmirësuar klima e biznesit.

?Kur besimi i investitorëve dhe i konsumatorëve në ekonomi është i ulët, kur politikat fiskale ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe nuk janë të qëndrueshme nga një vit në tjetrin. Për gjithë këto arsye kreditimi i ekonomisë reale ecën me ritme të ulëta. Përmirësimi i klimës së biznesit në vend ishte, është dhe do vazhdojë të jetë edhe për shumë kohë rezerva më e madhe për të mos vazhduar praktikën e padëshirueshme, të dëmshme dhe negative për vendin? tha Preçi.
Recommended