Ora News - Prezantohen ndryshimet e paketës fiskale 2019

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka bërë publike një pjesë të ndryshimeve në paketën fiskale. Ashtu sic bëri të ditur Ora News pagat e larta nga 130-150 mijë do të pësojnë një ulje në tatim. Një tjetër ndryshim sipas Ahmetajt është edhe ulja e dividentit për shoqëritë e mëdha.

Ahmetaj: Do të ketë rritje të kufirit të pagës që tatohet me 23% nga 130-150, do ti ulet taksa 15 400 të punësuarve, do të ulet dividenti dhe do të fusim dispozita antishmangie për fitime kapitale të jorezidentëve.

Në vëmendje të ekspertëve të ministrisë së Financave është edhe tatimi që do të mbahet në rastet kur një person është i punësuar më shumë se njëherë.

Ahmetaj: Ne jemi duke disktuar me FMN për atë draft, është në diskutim, është shumë i rëndësishëm sepse do të duhet të konsolidojë disa kategori dhe besojs e ka nevojë për filtrim shumë të kujdesshëm. Sigurisht që jo këtë vit, besoj me FMN do të vazhdojmë me të njëjtin intesitet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prezantohen-ndryshimet-e-paketes-fiskale-2019

Recommended