Drejtuesit e portaleve kundër paketës antishpifje të Ramës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Paketa antishpifje e propozuar nga kryeministri Edi Rama ka hasur në kundërshtinë e drejtuesve të mediave online.

Modeli i marrë nga Kroacia do ti japë më shumë kompetenca Këshillit të Ankesave, pjesë e AMA-s, veprimi i cili sipas grupeve të interesit e cënon lirinë e medias.

"Ne jemi munduar të marrim versionin e një shteti europian, që është Kroacia. A mbaron zgjidhja e fenomenit vetëm me këtë ndryshim? Jo dhe jam dakord me ju".

Për gazetarët ky projektligj ëhstë antikushtetues pasi e kthejnë Këshillin e Ankesave në polic të lajmeve, duke cënuar lirinë.

Gjergj Erebara: Një regjistër mediash, kërcënime për mbyllje, gjoba disproporcionale me realitetin ekonomik të vendit e bën Këshillin e Etikës të barasvlefshëm me Gjykatën e Apelit.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/drejtuesit-e-portaleve-kunder-paketes-antishpifje-te-rames

Recommended