Ora News - S'ka më paketa, Buxhuku: Në mungesë të ndihmës, qeveria të hartojë paketë fiskale

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Mungesa e një pakete të tretë ndihmëse nga ana e qeverisë ka bërë që përfaqësuesit e bizneseve të kërkojnë të tjera masa lehtësuese. Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, shprehet se është emergjente lehtësimi i masave për bizneset si dhe hartimi i një pakete fiskale, pa lënë mënjane dhe politikat afatgjata ekonomike.

Qeveria kishte paralajmëuar se një paketë e tretë në ndihmë të biznesit do të prezantohej në fund të muajit maj, por burime nga Ministria e Financiave thonë se ende nuk kanë një draft të përgatitur mbi tryezë për këtë çështje.

Buxhuku: Është e qartë se qeveria nuk ka mundësi financiare për të përgatitur paketa financiare me emra të mëdhenj, por me asgjë brenda.

Nga ana tjetër, përfaqësues të bizneseve në vend thonë se një paketë e tillë është e domosdoshme për tu rimëkëmbur, por në mungesë të saj bëjnë apel për të tjera masa.

Buxhuku: Lëvizja e njerëzve të bëhet e lirë 24 orë dhe në gjithë hapësirën gjeografike të vendit. Të gjithë aktivitetet e bizneseve duhet të jenë të hapura në maksimumin e tyre, që të paktën të mos shtojnë faturën financiare të humbjes.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ska-me-paketa-buxhuku-ne-mungese-te-ndihmes-qeveria-te-hartoje-pakete-fiskale

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended