Hapja e shkollave, Daiu: MASR duhet të bënte tamponin për personelin mësimor dhe ndihmës
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Me 14 shtator shkollat në të gjithë vendin do të hapin dyert për të nisur vitin e ri shkollor 2020-2021, sipas një udhëzimi tashmë të bërë publik nga Ministrja Shahini.

Pedagogia, Sonila Daiu, në aspektin teorik e sheh në rregull të gjithë situatën por zbatimi i këtij udhëzimi në praktikë në përshtatje edhe me situatën pandemike sipas saj paraqet shumë vështirësi.

Për Ora News, ajo thotë se Ministria e Arsimit së pari duhet të kryente tamponin për të gjithë personelin mësimor dhe atë ndihmës.

Daiu: MASR fillimisht do të duhej që personeli mësimor dhe ai ndihmës ti nënshtroheshin tamponit para fillimit të shkollës, që tu ofronin siguri prindërve dhe nxënësve që janë pa probleme shëndetësore. Një pikë tjetër skeptike në udhëzim është që nxënësve çdo ditë përveç se do tu matet temnperatura duhet të plotësojnë çdo mëngjes një formular vetëdeklarimi që ata dhe familja e tyre nuk kanë Covid-19. Kjo është qesharake, çdo mëngjes të ndodhë një procedurë e tillë! Çfarë mund të dijë një fëmijë 12-13 vjeç? Po kështu njerëzit po hezitojnë të tregojnë se kanë Covid 19. Lë shumë për të dëshiruar mënyra e të shkruarit sepse nuk bazohen në statistika, në buxhete të caktuara dhe masa konkrete.

Pedagogia Daiu thotë se situata me të cilën po përballemi është e jashtëzakonshme dhe si e tillë duhet trajtuar. Për ta bërë më të qartë çështjen ajo krahason udhëzimin e MASR me planin e shtetit fqinj për shkollat, Italisë.

Daiu: Në të gjithë familjet ku një pjesëtar është mësues kanë filluar ethet e këtij fillimviti. Kjo situatë që po kalojmë është një situatë e jashtëzakonshme dhe si e tillë duhet trajtuar. Masat e marra dhe zgjidhjet që duhen bërë duhet të jenë të mirëstrukturuara dhe të mirëstudiuara.


Nuk kemi në informacion të detajuar ndryshe nga fqinjët tanë dhe vende të ndryshme të BE. Italia prej shumë kohësh ka strukturuar qartazi punën në arsim në tre shtylla që janë shtimi i ndërtesave të reja ku do të zhvillohet mësimi që të ketë më pak nxënës për klasë, kjo është detajuar dhe me një shtim buxheti prej 2.9 mld euro.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/hapja-e-shkollave-daiu-masr-duhet-te-bente-tamponin-per-personelin-mesimor-dhe-ndihmes/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended