PS propozon ndryshime te paketes “anti-shpifje”
  • 4 years ago
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka bërë disa ndryshime në projektligjin ?anti-shpifje? që pritet të miratohet në Parlament të mërkurën.

Në propozimin e ri është hequr penalizimi për mbylljen e portalit. Në pikën 5 të nenit 29 thuhet se ?AMA urdhëron heqjen e lajmit ose pengon aksesin për t?u lexuar. Kjo bëhet për artikujt që kanë përmbajtje pornografike, cënojnë sigurinë kombëtare dhe nxisin veprime terroriste?.

Përsa i përket gobave, ato propozohet të variojnë nga 100.000 Lekë deri në 600.000 Lekë në rastet kur portali nuk ka të publikuar vendndodhjen e zyrës, adresën elektronike dhe faqen e internetit.

Do të gjobiten nga 40.000 Lekë deri në 800.000 Lekë kur nuk respektohet e drejta e përgënjeshtrimit të personit apo subjektit të cënuar.

Përsëritja e shkeljes më shumë se 3 herë gjatë një viti dënohet me një rritje deri në 50% të shumës së gjobës të përmendur më lart. Në rast përsëritjeje më shumë se 5 herë gjatë vitit të kaluar, subjekti nuk do të përfitojë lehtësira fiskale apo të ndonjë lloji tjetër për një periudhë 3-vjeçare.

Vendimet e AMA-s ankimohen në Gjykatën Administrative. Në draft thuhet se të gjitha mediat online kanë të drejtë të ankimojnë gjobat e vendosura nga bordi i ankesave pranë AMA-s në Gjykatën Administrative të Tiranës. Nuk sqarohet nëse gjobat do të paguhen para apo pas vendimit që do të marrë Gjykata.

Subjekti i ndëshkuar mund të bëjë ankim brenda 30 ditëve nga data e shpalljes ose e njoftimit të vendimit të Këshillit të Ankesave. Bordi i AMA-s shqyrton ankesën dhe shpall vendimin jo më vonë se 10 ditë.
Recommended