Gazetarët kërkojnë tërheqjen e paketës Anti-shpifje! Çipa ironizon Manjën: Neve na ndan lumturia

  • 4 years ago
TIRANË- Kreu i Unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa paraqiti prerë qëndrimin e Shoqatës së Gazetarëve kundër paketës anti-shpifje. Në seancën e parë të konsultimit publik në komisionin e Ligjeve, Cipa kërkoi që Kuvendi të tërheqë ndryshimet e bëra, pasi me anë të këtyre ndryshimeve i jepet AKEP-it dhe AMA-s kompetenca gjyqësore.

 ?Organizatat e gazetarëve dhe një pjesë e shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë  dy projektligjet e propozuara Kuvendit e prezantuar si paketë anti-shpifje. Organizatat vërejnë se dy projektligje i akordojnë AMA dhe AKEP kompetenca gati gjyqësore me natyrë sanksionuese ndaj operatorëve mediatikë. Këto organe edhe pse të pavarura sipas ligjit, nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenë efektivisht të pavarura?, tha Çipa.

Por sipas deputetëve të mazhorancës, këto dy projektligje të njohur si paketa anti-shpifje nevojiten pasi shume portale janë anonimie dhe se këto projektligje tashmë janë përmirësuar me rekomandimet e OSBE.

?Nuk po bëjmë një ligj për të cenuar lirinë e medias dhe as vetë-rregullimin e këtij profesioni. Këtu bëhet fjalë për të drejtën e shprehjes që është e drejtë universal. Aty rrotullohemi të gjithë?, tha Manja.

Pas diskutimeve të shumta, Çipa ironizoi dhe deklaratën e kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i cili në fillim të seancës dëgjimore u shpreh i lumtur për këto ndryshime në ligj.

Recommended