Report TV -Votohet nesër, Komiteti i Helsinkit kundër paketës Anti Shpifje
  • 4 years ago
TIRANË- Një ditë para se Paketa Anti-shpifje të kalojë për votim në seancën plenare, Erinda Skëndaj, drejtore ekzekutive e Komitietit të Helsinkit u bën thirrje ligjvënësve të mos votojnë këtë Paketë që cenon lirinë e fjalës. Në një intervistë për Report Tv, Skëndaj thotë se të njëjtin qëndrim kanë dhe 10 komitete të Helsinkit në vende të ndryshme të botës.

?Thirrja jonë drejtuar Parlamentit ka gjetur një thirrje tepër të gjerë në nivel ndërkombëtar. Nga 37 organizata, 10 janë komitete të Helsinikit nga vende të ndryshme të botës, të cilat përveç reputacionit të mirë që kanë, kanë luajtur një rol proaktiv në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në bllok, këto organizata i bëjnë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mos votojnë paketën ligjore Antishpifje?, u shpreh Skendaj.
Recommended