Ligji për Presidentin, Shameti për Report tv: Rishikim të kompetencave në nivel Kushtetues

  • 3 years ago
1 vit përpjekje për të shkarkuar presidentin e republikës, socialistët e përmbyllën me një raport këshillues. Por ndonëse ?i falën? postin, shumica qeverisëse po kujdeset t'i kufizojë kompetencat Ilir Metës nëpërmjet një ligji organik.

?Thelbi i asaj që ne presim shumë shpejt të draftojmë do jetë një ligj organik që i takon sqarimit në detaje të teknikaliteteve të veprimtarisë kushtetuese të presidentit të republikës. Kompetencat e presidentit do t'i shohim si në nivelin kushtetues ashtu dhe në harmonizimin e plotë të elementëve që do ketë ligji për organizimin e institucionit të presidentit dhe ligji kushtetues nga ana tjetër?, shprehet deputeti Adnor Shameti.

Recommended