Report TV - Basha: Ja kryebashkiakët e PS të lidhur me krimin, Pjetri u shit nga Rama

  • 5 years ago
Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se kreu i qeverisë Ed Rama ishte në dijeni të të kaluarës së Valdrin Pjetrit, ndaj edhe e kandidoi për kryebashkiak të Shkodrës.

"Deshi të vinte në krye të shkodranëve një kriminel. Sot ka një përpjekje për ta shitur Valdrin Pjetrin. Sot ka lëshuar mercenarët e tij që ta sulmojnë. Sot befas u zbulua se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën. Ai po përpiqet ta shesë si një person që deshi t'ia hidhte Shkodrës. Në fakt i padenjë është Edi Rama. Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama duke e ditur shumë mirë kush është ai bashkë me vëllain e tij. Për Valdrinin Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur. Për Valdrinin e provokoi Shkodrën në një 2 prill të dytë. Atij i duhej Valdrini në Shkodër si kryetari politik i Rilidnjes në Shkodër. Ai po përpiqet me shpejtësi ta lajë duart", u shpreh Basha.

Recommended