Ora News - Feraj për shembjen e teatrit: Dhuna do të shtohet, por revolta qytetare nuk shkrihet

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Themeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Hysamedin Feraj e dënon dhunën e ushtruar nga policia drejt protestuesve kundër shembjes së teatrit.

Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora Neës, ai shprehet se ky veprim i qeverisë e kthen Shqipërinë 30 vite prapa.

"Dhuna policore do të shtohet ndërsa revolta popullore do të vijojë më shumë" shprehet Feraj.

Feraj: Shembja e teatrit është veçse një episod në ciklin e ecjes tonë prapa për tu kthyer para vitit 1991. Tani që janë rrafshuar 30 viteve, tani jemi në situatën e vitit 1990. Gjithçka kontrollohet dhe është përgatitur nga ana e shtetit për të ndaluar demokracinë në vend. Çdo e drejtë e njeriut dhunohet ashpër. Edhe në Kosovë njësoj, po mbyllet një cikël 20 vjeçar për tu kthyer në vitin 1999. Ne po kthehemi prapa aty ku kemi nisur. Ajo çka i ka dhënë sukses LVV është afrimiteti me popullin dhe vuajtjet e tyre si dhe me besueshmërinë që ka krijuar tek to se mund të zgjidhë problemet që i kanë shkaktuar qeverisjet për sa kohë kanë qenë në pushtet. Dhuna që po përdor kryeministri këtu, ende nuk i ka shteruar të gjitha mundësitë që i paralajmëroi dhe i përdori deri diku Ramiz Alia siç ishin qentë e policisë atë kohë ose nxjerrja e tankseve dhe prapë nuk mundi ta ndalojë. Edhe Edi Rama nuk do të arrijë të ndalojë një revoltë popullore të cilën ai po e akumulon dhe po e shton çdo ditë në Shqipëri. Vetëm me policinë e dhunshme që e pamë këto ditë, do të bëhet edhe më e dhunshme sepse edhe revolta popullore do të shtohet. Por sërish nuk do t'i ndalojë ata.

Në protestën e së dielës kanë qenë të pranishëm dhe pjesëtar të LVV në Shqipëri ku shumë prej tyre kanë përfunduar në prangat e policisë.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/feraj-shembjen-e-teatrit-dhuna-do-te-shtohet-por-revolta-qytetare-nuk-shkrihet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended