RTV Ora - Mazniku: Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar nuk preket, do i shtohet edhe 8 000 metra

  • 5 years ago
#rtvora

Hapësira pas Teatrit Kombëtar do të përdoret për ndërtimin e godinës së re. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, së bashku me kryetarin e Këshillit Bashkiak, Toni Gogu dhe anëtarë të rinj të këshillit,panë nga afër gjendjen në të cilën ndodhet kjo hapësirë në qendër të kryeqytetit.

Mazniku deklaroi se kjo është zona e cila do të zhvillohet, ndërsa sipërfaqja që i përket sot Teatrit Kombëtar nuk do të preket dhe do t?i mbetet teatrit dhe artistëve.

Arbjan Mazniku: ?Janë në një gjendje të tmerrshme, magazina të vjetra që mbajnë materiale që nuk janë në përdorim ose të mbetura nga një kohë e mëparshme, ku mbaheshin apo riparoheshin mjete por që sot nuk kanë asnjë funksion të mirëfilltë publik. Një pjesë tjetër e sheshit është bërë parkim, por kjo është zona e cila do të shkojë për zhvillim, ndërkohë që pjesa e Teatrit Kombëtar, pra sipërfaqja që sot i përket teatrit, do të mbetet sipërfaqe për teatrin. Ndërkohë, do kemi mundësi të përfitojmë më shumë se 8000 metra katrorë ndërtesë të re teatri, sipas standardeve më të mira të mundshme që kërkon një Teatër Kombëtar."

Nënkryetari deklaroi se godina aktuale e Teatrit Kombëtar është ndërtuar me një material të dobët, si një godinë e përkohshme, e cila nuk ofron asnjë siguri dhe garanci për artistët dhe artdashësit.

Arbjan Mazniku: ?Pamë gjithashtu ndërtesën dhe materialin me të cilin është ndërtuar ndërtesa e sotme, populiti i famshëm, i cili është bërë pothuajse një shekull më parë, por provë e qartë e faktit se kjo ndërtesë në mënyrën se si është bërë nuk ka asnjë mundësi dhe shans të funksionojë apo të qëndrojë në kohë."
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/article/mazniku-siperfaqja-e-teatrit-kombetar-nuk-preket-do-i-shtohet-edhe-8000-metra

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended