Ora News -Këshilli Kombëtar i PD miraton statutin e ri, nuk preket mandati i kryetarit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas rreth katër orësh diskutimesh ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD për ndryshimet në statut. Pas mbledhjes nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se statuti u miratuar në mënyrë unanime dhe pati disa ndryshime. Paloka sqaroi se të gjitha propozimet u hodhën në votim, ndërsa hodhi poshtë pretendimin e Arben Imamit se nuk u lejuan diskutimet.

Edi Paloka: Sot Këshilli Kombëtar miratoi statutin e ri të PD, i cili do ti paraqitet kuvendit për miratim, për pjesën tjetër është një proces shumë i gjerë që në radhë të parë kërkon edhe vullnet nga palët.

U diskutua çdo nen duke filluar nga propozimet që kishte çdo anëtar i këshillit për cdo nen u votua cdo propozim dhe në fund u votua neni që është propozuar nga kryesia e PD, sepse statuti që u propozua sot ndryshe nga sa u tha nuk ishte i kryesisë së punës por ishte një projekt statut i miratuar në kryesinë e PD. Pati ndryshime që erdhën si rezultat i propozimeve të ndryshme, pra edhe projekti që u miratua në kryesi pati ndryshime. E rëndësishme është që cdo nene dhe propozim u votua në Këshillin Kmbëtar, fituan ata që morën shumicën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/keshilli-kombetar-i-pd-miraton-statutin-e-ri-paloka-propozimet-u-hodhen-ne-votim

Recommended