Ora News - Opozita e Bashkuar: Pro ndryshimit të Kushtetutës, listat e mbyllura të hapen
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i PD për reformën zgjedhore Oerd Bylykbashi, tha se qëndrimi i opozitës së Bshkuar është i qartë, hapje 100% e listave, por me kusht që të mos ndryshohen koalicionet.

Oerd Bylykbashi: ?Opozita bëri prezent në Këshillin Politik, ashtu siç ne nksihim kërkuar dhe premtuar, qëndrimin e saj të qartë, për reformën zgjedhore dhe për zgjedhjet, debati për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Qëndrimi i saj është shumë i qartë. Nëse do shkohet drejt hapjes së listave. Të hapen 100%, dhe jo pjesërisht, me kusht që formula aktuale kushtetuese dhe ligjore e koalicioneve, dhe formula për ndarjen e mandateve, të mos ndryshojë. Ajo që është e qartë për shqiptarët dhe ndërkombëtarët, është që Edi Rama, dashurinë e tij të fundit për listat e hapura, e ka alibi për të hequr koalicionet zgjedhore. Është një farsë dhe një justifikim për Edi Ramën hapja e listave, që të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarët e tij.?

Bylykbashi tha se përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri, nuk e pranoi propozimin e tyre.

Oerd Bylykbashi: ?Ne e bëmë shumë të qartë këtë qëndrim, kërkuam pozicionimin politik të përfaqësuesve mazhorancës nëse janë dakord, por refuzoi në mënyrë të vazhdueshme, edhe pse i dhamë modelet se ku ekzitojnë në Evropë, modeli i koalicionit që Shqipëria e ka prej 17 vjetësh. E gjithë kjo përpjekje e Edi Ramës është që të vrasë mundësinë e partive politike ashut si ato vebndosin në liri të plotë. Ne presim nga mazhoranca të reflektojë. Kjo është çështje e Këshillti Politik dhe duhet të trajtohet me konsensus, për sa kohë që nuk cënon marrëveshjen e 5 qershorit.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/opozita-e-bashkuar-rikonfirmon-qendrimin-e-saj-te-hapen-listat-100-pa-ndryshuar-koalicionet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended