PS insiston se listat do të hapen 100% por heziton të miratojë paketën me 7 ligjet të 5 qershorit
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Pasi Damian Gjiknuri për rreth 60 minuta u shpjegoi draftin socialist deputetëve të mazhorancës për hapjen e listave dhe koaliconet parazgjedhore, kreu i grupit socialist e mbrojti atë para mediave.

Madje socialistët për të mbështetur propozimet e tyre listojnë edhe vendet tek të cilat aplikohen edhe në vende të tjera europiane.

Mundësitë për të marrë një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit do të varen nga rënditja dhe besimi që do t?u japë kryetari i partisë.

Kjo listë mund të ndryshojë vetëm nëse një kandidat nga vota e qytetarëve ka kaluar pragun mesatar të votave të partisë, përpjestuar me deputetët që nxjerr në një zonë të caktuar.

Balla: Nga një deputete e opozitës parlamentare janë bërë disa propozime.Shpresoj që edhe nga ana e opozitës joparlamentare të kemi mundësinë të vijojmë diskutimin me ta. Nxis PD, LSI dhe partitë e tjera jashtëparlamentare që të kontribuojnë me propozimet e tyre por drafti i propozuar nga ne ka marrë 100% të gjitha sensibilitetet. Listat janë 100% të hapura. Propozimi ynë është një propozim që sot zbatohet në vende që ngjashmërisht kanë sistemin tonë, si Kroacia, Çekia, Austria, Belgjika.Çështjet e karakterit teknik janë të hapura për diskutim. PS nga 75 deputetë, 1/3 do ti ketë gra.

Nuk është e vërtet që një kandidat duhet të marrë vota më shumë se partia.Këtë formulë nuk e kemi shpikur ne. Ka kënvështrime që mund të përzgjidhet modeli i Kosovës. Por një kandidat që të zgjidhet deputet pa mbështetjen e një partie politike duhet të përmbushë legjitimitetin demokratik të votave.Fakti që renditja e partive politike thyhet nga mbështetja që merr një kandidat është një hap i madh.Të jesh deputet në Kuvend është nga 9000 mijë vota në qarqe të vogla deri 12 mijë në Tiranë.

Mazhoranca vijon t?i kujtojë demokratëve që nëse nuk sjellin propozimet e tyre në Këshill Politik, Kuvendi deri me 30 shtator do të ketë draftin final për hapjen e listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ps-mbledh-grupin-parlamentar-ja-ceshtjet-per-diskutim/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended