Report TV - Hajdari: Listat të hapen 100%, opozita jashtëparlamentare të vijë në tryezë
  • 4 years ago
Pas mbledhjes së sotme, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari tha se duhet që Listat e Hapura të hapen 100%. Gjithashtu ajo i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare që të vijë në tryezë.

"Opozita jashtëparlamentare duhet të ishte sot. Ne e kemi shumë të qartë se pse jemi në këtë tryezë. Duam të hapim Listat e Hapura 100%. Në këtë mënyrë duhet patjetër që opozita parlamentare që ka mbështetur parimin, duhet që listat të hapen 100%, dhe jo të jetë 1/3 e mbyllur. Ta kenë në dorë partitë nëse duan apo jo të mbyllen, por kandidatët duhet të dalin me ide dhe emra, dhe jo të zgjidhen nga kryetarët, por nga populli??, tha Hajdari.
Recommended