Hajdari: PD të vijë në tryezë, mos rrijë kot në shesh, Basha të mbajë zotimin që u dha artistëve

  • 4 years ago
Rudina Hajdari i kërkoi opozitës që të rikthehet në tryezën e reformës zgjedhore dhe të mos dalë kot në protestë, pasi teatri u shemb. Në një thirrje direkte për Lulzim Basha, ajo i kujtoi se u ka premtuar artistëve të Aleancës për Teatrin se do të ndryshojë sistemin, prandaj i kërkoi që të rikthehet në tryezë për të bërë të mundur këtë gjë. Sa i përket protestës së sotme, ajo tha se mbështet, por theksoi se ndryshimi mund të bëhet vetëm duke qenë brenda institucioneve.

"Nëse PD-ja e ka seriozisht që të mbështesë Aleancën për Teatrin, duhet të vijë në tryezë se ka bërë një marrëveshje në 25 korrik 2019, që angazhohet për reformimin e sistemit. Teatri u shemb, PD-ja ta cojë të paktën një premtim deri në fund, të vijë këtu.

Mos rrijë kot nëpër sheshe. Teatri u shemb, cdo bëjmë tani, mbështesni aleancën për Teatrin, zotohuni për atë që i keni thënë aleancës për të reformuar sistemin. Është në këtë kontratë që PD-ja me kryetar Bashën ka firmosur këtë kontratë me aleancën. Protestën e sotme patjetër e mbështes, por unë jam aktore politike. Unë kam ardhur për ndryshimin e sistemit këtu dhe të mos bëhen peng këta kryetare partie dhe në fund të ditës rrinë me njëri tjetrin.

Recommended