TOB, greva e artistëve në shesh - (30 Janar 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Protesta e ish-artistëve të Teatrit të Operas dhe Baletit, ka vazhduar edhe sot në sheshin ?Skënderbej?. Në manifestimin e zakonshëm protestues, artistët të dalë sot në shesh kanë kënduar këngë patriotike. Për ti përkrahur artistët grevistë të TOB, kanë qenë të pranishëm sot në sheshin Skënderbej student të Akademisë së Arteve, aktorë të Teatrit Kombëtar si edhe deputetë të opozitës. Ish-artistët e TOB, të cilët vazhdojnë protestat që prej një jave edhe sot kanë ngritur zërin në protestim të plotësimit të kërkesave të tyre. Duke mbajtur në duar flamurin kombëtar, artistët grevistë kanë deklaruar se protestat e tyre janë paqësore dhe jo politike. Sipas tyre protesta do të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme në sheshin ?Skënderbej?, deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe gjetjen e një dialogu të përbashkët./tvklan.al