TOB përgatitje për Shën Valentin - (12 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Atmosfera e Shën Valentinit sjell në Teatrin e Operas dhe Baletit një mbrëmje magjike duke rivënë në skenë disa nga pjesët më të mira kushtuar dashurisë. Artistët të cilët kanë ditë që përgatiten, sot kanë qenë para provave përfundimtare.

Casta Diva e Bellinit nga Marjana Leka si dhe pjesët e tjera operistike kënduar nga emrat më të mirë të skenës shqiptare, do të drejtohen nga dirigjenti i korit Oleg Arapi. Por përgatitjet e shfaqjes vazhhdojnë. Regjizori i shfaqes Nikolin Gurakuqi shprehet:

Nikolin Gurakuqi:- ?Siç e shikoni jemi në provën e përgjithshme të koncertit që do të japim me rastin e festës së SHën Valentinit. Të gjithë artistët janë të mirë shpresojmë që koncerti të dali i mirë?.

Angazhimi i artistëve të TOB risjell korin e munguar në shfaqjen e operas ?Norma?. Por nuk mungon edhe baleti klasik, nën drejtimin e koreografëve Agron Aliaj dhe Kozeta Bakiu. Balerinët tanë do të interpretojnë pjesët më të embëla kushtuar dashurisë në shekuj./tvklan.al

Recommended