BERZH për tranzicionin në Shqipëri - (15 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shqipëria ka bërë progres të mirë mbi liberalizimin e tregjeve, por nuk qëndron mbi këto nivele mbi reformën institucionale. Këto janë të dhënat e raportit të tranzicionit ?99, të publikuara nga ekonomistë të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. 26 vende të rajonit të Europës Lindore dhe Bashkimit Sovjetik, janë pjesët përbërëse të projektit dhe raportit mbi to, nga të cilat del një botim i përvitshëm.

10 vjet që nga rënia e murit të Berlinit dhe konkluzionet që dalin janë. Gjejmë se në të gjitha vendet ka progres në reformat politike dhe ekonomike. Në ato vende ku është bërë tranzicioni i mirë ka ecje përpara. Ndërsa tranzicioni i pjesshëm është pasqyrim i dështuar për të ruajtur dhe mbajtur institucionet. Banka Europiane bën çdo vit vlerësimin e këtyre vendeve duke ju dhënë një notë. Nga viti ?94 mesatraja e vendeve ishte mbi 2, ndërsa në ?99 arrin tek 3.

Shqipëria merr notën 2 për politikën e konkurencës, -2 në institucionet financiare jo bankare, të cilat janë më mbrapa nga mesatarja. Por e përgjithshmja që del mbi raportin e përvitshëm mbi tranzicionin ?99 është se kemi progres në drejtim të tij./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended