Interviste me Blendi Fevziun per fushaten elektorale ne Shqiperi - (27 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Intervistë me gazetarin Blendi Fevziun rreth situatës zgjedhore në Shqipëri.

Gazetari Blendi Fevziu:- ?Unë mendoj se do të ishte mirë, që Ministria e Rendit në momentin që ka pasur mbi tavolinën e saj kërkesat nga dy partitë politike, t?i kishte shmangur të dyja këto parti. Thënë ndryshe, kryetarët e partive dhe liderët e partive politike, përderisa kanë tre javë që shajnë, kritikojnë, hedhin parulla nga më të tmerrshmet në gjithë Shqipërinë, do të ishte mirë mos të kishin përsëritur këtë në Tiranë, ku zotërinjtë Rama e Mustafaji, po zhvillojnë një fushatë model. Nga ana tjetër ajo që ka bërë PD, i ka bërë thirrje simpatizantëve të saj, që të gjenden në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend, ku në datën 29 Shtator do të jenë simpantizantët e PS, do të thotë as më shumë e as më pak, po të shpallësh luftë në qendër të Tiranës. Pra në këtë këndvështrim unë mendoj, që të dyja forcat duhet të gjejnë një kompromis. Unë mendoj që në rast se situata do të shkojë normale në këto zgjedhje, zgjedhjet do të kenë një fitues dhe një të humbur në datën 2 Tetor. Por në rast se situata do të tensionohet, nuk do të ketë asnjë fitues, pra do të jemi të gjithë të humbur dhe unë mendoj që ky vend nuk ka nevojë për të humbur?./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended