Banka Boterore projekt per reduktimin e varferise ne Shqiperi - (22 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

?Reduktimi i varfërisë në Shqipëri, mbetet një nga projektet ambicioze të Bankës Botërore, për këtë arsye qeveria është e angazhuar të hartojë strategjinë e reduktimit të varfërisë?. Kështu është shprehur Ministri i Financave Anastas Angjeli, i cili ka zhvilluar sot një takim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me pjesëmarrës të Bankës Botërore në Shqipëri, si dhe Institutit të Studimeve Zhvillimore Karter.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja nga afër me projektet dhe raportet e përpiluara nga Banka Botërore. Në këtë strategji përfshihen me projektet e tyre pesë ministri, Ministria e Bujqësisë, e Arsimit, e Shëndetësisë, e Transporteve dhe ajo e Pushtetit Lokal. Vëmendja qendrore e Ministrit të Financave Angjeli, ka qenë bashkëpunimi për projektin e buxhetit afatmesëm, për uljen e varfërisë në Shqipëri./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended