Report Tv-Raporti/ Banka Botërore shqetësim për koncesionet
  • 6 years ago
Banka Botërore ka publikuar raportin për Shqipërinë ku vlerëson rritjen ekonomike të qëndrueshme por shpreh shqetësim për përdorimin e Partneritetit Publik Privat në Investime.

Partneriteti Publik Privat në gjykimin tonë është përdorur në nivel më të lartë se sa duhet. Ne presim që konsolidimi fiskal të jetë prioritet.

Hilda Shijaku Përfaqësuese e BB
I ftuar në studion e Report TV, Erjon Luçi zëvendës ministër i financave tregon se qeveria po reflekton në këtë drejtim. ?Ne kemi bashkëpunim edhe me FMN edhe me Bankën Botërore për këtë cështje dhe në vijim do të reflektohet me ndryshime në ligj sidomos për ofertat e pakërkuara?.

Banka Botërore dhe qeveria bien dakord mbi arsyet e rritjes ekonomike.

Energjia ka mbajtur gjysmën e kontributit në rritje. Në pjesën tjetër të vitit ne presim të njëjtin ritëm rritjeje

Hilda Shijaku
Rritja ekonomike është stabilizuar rreth 4 %, dhe kjo po reflektohet dhe në tregjet e punës.

Erjon Luçi
Banka Botërore vlerëson suksesin e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare pas emetimit të Eurobondit.
Recommended