Report Tv-Kufizohen me ligj koncesionet, nga 1 korriku jo më PPP për rrugët
  • 5 years ago
Qeveria kufizon me ligj Partneritetin Publik Privat. Investimet me këtë partneritet ishin shtylla kryesore e projektit 1 miliardë euro të iniciuar nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe i trumbetuar nga mazhoranca aktuale në fushatën e 2017. Kjo procedurë u cilësua korruptive nga ana e opozitës, por u kritikua edhe nga organizmat ndërkombëtare si FMN apo Banka Botërore për shkak të rritjes së Borxhit dhe rriskut të madh që mbartnin. Me një projektligj të posaçëm, qeveria kufizon sektorët ku pranohen ofertat e pakërkuara dhe ku jo. Në projektligjin e depozituar tashmë në Kuvend për miratim, që parashikohet të hyjë në fuqi nga 1 korriku 2019, përjashtohen ofertat e pakërkuara për rrugën. Sektorët ku kjo praktikë do të jetë e zbatueshme edhe pas kësaj date do të jenë shërbimet në porte, aeroporte dhe sektorin e energjetikës.

Me anë të këtij projektligji është propozuar që nga data 1 korrik 2019 të lejohen propozimet e pakërkuara vetëm për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror.

Një tjetër pikë, tepër e kontestuar nga opozita dhe e kritikuar nga FMN, është edhe risku financiar i këtyre projekteve, koston e të cilave e mbante shtetit. Për këtë pikë, në projektligj është parashikuar që projektet para konfirmimit t?u bëhet studimi i nivelit të riskut.

Duke qenë se projektet e koncesionit/PPP janë projekte komplekse, afatgjata që implikojnë një sërë risqesh, si dhe detyrimesh kontingjente të konsiderueshme për buxhetin e shtetit, është e nevojshme dhe e domosdoshme që të gjitha këto projekte si ato me dhe pa mbështetje financiare të paraqiten paraprakisht në ministrinë përgjegjëse për financat për vlerësim dhe miratim në këndvështrimin e implikimeve fiskale dhe buxhetore.

Garantimi i një gare të barabartë dhe shfuqëzimi i bonusit për kompanitë që bënin ofertën e pakërkuar është një tjetër nen i rëndësishëm i këtij projektligji. Pas 1 korrikut, kompanitë nuk do të kenë më 10 pikë bonus, por nëse nuk do të shpallen fituese do të kenë të drejtën e kompensimit të shpenzimeve për studimimin e fizibilitetit të projektit.

Shfuqizimi i sistemit të shpërblimit të propozuesit të pakërkuar me pikë bonus. Pas hyrjes në fuqi të kësaj dispozite në datën 1 korrik 2019, sistemi i shpërblimit me pikë bonus do të zëvendësohet me mekanizmin e shpërblimit të shpenzimeve të kryera nga propozuesi i pakërkuar për hartimin e studimit të fizibilitetit. Konkretisht, është parashikuar se pas përfundimit të procedurës konkurruese në rastin e propozimeve të pakërkuara nëse nga klasifikimi rezulton se propozuesi i pakërkuar nuk është shpallur fitues, atëherë i lind e drejta e kompensimit për shpenzimet e kryera për përgatitjen e studimit të fizibilitetit. Vlera e kompensimit do të jetë jo më e madhe se 1% e vlerës së investimit të propozuar. Ky proces nuk cënon konkurrencën dhe nuk avantazhon propozuesin e pakërkuar, por e k...
Recommended