Report TV - Moti largon pushuesit nga deti, trafiku bllokon rrugët
  • 5 years ago
LEZHE - Moti me shi dhe vranësira ka boshatisur plazhet në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit akset kryesore në vend po përpallen me një fluks të qarkullimit të mjeteve . kështu ka ndodhur në superstradën Milot ? Balldren.

Sikurse shihet trafiku në këtë aks ka bërë që drejtuesit të presin disa orë në rrugë me automjetet tyre. Kryesisht situata përkeqësohet në zonat turistike të Tales dhe Shëngjinit ku radhët shkojnë në disa kilometra.

Për normalizimin e lëvizjes u angazhuan efektiv të shumtë të policisë rrugore. Ata u vendosen në pikat më problematike për të krijuar lehtësi në lëvizje. Trafiku i rënduar ka vijuar deri në orët e drekës të së hënës, ndërsa një situatë e tillë përsëritet sa herë ka dyndje pushuesish drejt zonave turistike.
Recommended