Perfaqesuesja e Bankes Boterore Hartman perfundon mandatin ne Shqiperi (23 Qershor 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Përfaqësuesja e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Kroacinë Hartman, në përfundim të misionit të saj, ka zhvilluar sot takimet e lamtumirës me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar. Më pas për nder të saj, Ministri i Financave Anastas Angjeli në bregdetin e Durrësit, ka organizuar një ceremoni lamtumire ku ka marrë pjesë dhe kryeministri Meta. Në përfundim të misionit të saj zonja Hartman tha për Televizionin Klan:
"Kur e mora detyrën time në vitin 1997 gjendja ishte shumë e keqe, por në vitet që vijuan reformat ekonomike kanë përparuar, institucionet shtetërore gjithashtu. Kemi një stabilitet makroekonomik dhe mund të themi që gjatë këtyre tre viteve Shqipëria është në rrugë të mbarë. Banka Botërore ka 25 projekte për Shqipërinë, një portofol shumë i madh për vendet e tjera. Shuma e parave për frymë është shumë e lartë. Ne kemi projekte për zhvillimin institucional dhe për atë të infrastrukturës. Unë gjithçka e krahasoj me vitin '97 dhe tashmë gjithçka ka ndryshuar. Çeshtja shtrohet se sa shpejt është kryer zhvillimi ekonomik dhe a mund të ishte zhvilluar më shpejt. Në këtë aspekt e rëndësishme është zhvillimi i institucionit të shtetit, respekti i tyre dhe siguria në vend. Nga ana tjetër është ndërtimi i infrastrukturës, rrugët, uji i pijshëm dhe ndërgjegjësimi fiskal i njerëzve në mënyrë që të paguajnë detyrimet e shtetit. Së fundmi mund të them se ditën e parë që unë fillova punë në Shqipëri kishte shumë pak makina dhe tani ata janë të shumta. Dëshira ime është që ky vend t'i afrohet Europës, njerëzit të punësohen këtu, të mos emigrojnë dhe jenë krenar për vendin e tyre."/tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended