Top News -Paralajmërimi i Bankës Botërore: Pandemia mund të varfërojë miliona njerëz
  • 3 years ago
Banka Botërore paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund t?i varfërojë 38 milionë njerëz në Azinë Lindore dhe në Paqësor.


Pa veprime të shpejta të qeverive, ?goditja e trefishtë? nga virusi, nga masat e izolimit dhe nga recesioni global mund të shkaktojë dëme për vitet që vijnë, tha Banka Botërore.

Sipas saj, sëmundja, pasiguria ushqimore, humbja e vendeve të punës dhe mbyllja e shkollave ?mund të çojnë në keqësim të kapitalit njerëzor dhe në humbje të të ardhurave që zgjasin gjithë jetën?.

Paralajmërimi vjen pasi varfëria, sipas Bankës Botërore, ka pësuar rënie dramatike në pjesën më të madhe të Azisë Lindore, gjatë dy dekadave të fundit.

Banka Botërore e cilëson të varfër secilin që jeton me më pak se 5.50 dollarë në ditë.

Në muajin maj, Banka Botërore ka paralajmëruar se rritja globale mund të tkurret me 5%, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Ajo po ashtu ka thënë se deri në 60 milionë njerëz në të gjithë botën mund të futen në varfëri ekstreme ? që do të thotë të jetosh me më pak se 1.90 dollar në ditë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, në muajin mars.

Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 33 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi një milion kanë vdekur dhe mbi 23 milionë janë shëruar.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BankaBotërore#TopChannel
Recommended