Top News - Miliarda njerëz në varfëri/ BB: Pandemia, pasoja shkatërrimtare për ekonominë botërore
  • 4 years ago
Pandemia e koronavirusit ka pasoja shkatërrimtare për ekonominë e botës, thotë presidenti i bankës botërore, David Malpass.


Ai paralajmëron se mënyra e jetësës së miliarda njerëzve do të preket nga pandemia dhe se rënia ekonomike mund të zgjasë për një dekadë. Në maj, malpass paralajmëroi se 60 milionw njerëz mund të binin në varfëri ekstreme nga efektet e koronavirusit. Banka botërore e përcakton varfërinë ekstreme si jetesë me më pak se 1.90 dollarë për person në ditë. Sidoqoftë, në një intervistë të dhënë së fundmi, malpass tha se më shumë se 60 milionë njerëz do të mund ta gjenin veten me më pak se 1.20 dollarë në ditë për të jetuar.

?Kombinimi i pandemisë me izolimet, ka bërë që jetët e milarda njerëzve të ndryshojnë. Kjo është shqetësuese. Pasojat direkte, dmth humbja e të ardhurave, por edhe ato shëndetësore dhe sociale, janë shumë të rënda?, ? tha ai në një intervistë për BBC.
Banka botërore, bashkë me institucionet e tjera të ngjashme, kanë ofruar mbështetje për vendet më të prekura të botës por thotë se nevojitet shumë më tepër.

Ajo po i kërkon huadhënësve komercialë si bankat dhe fondet e pensioneve, të ofrojnë lehtësira për borxhet ndaj vendeve të varfra.
Sidoqoftë, për presidentin e bankës botërore, sfida e madhe është hartimi i planeve të duhura në kohën e duhur.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DavidMalpass#BankaBoterore#TopChannel
Recommended